top of page

Mirë se vini në hapësirën time kushtuar shëndetit mendor, ku dija takon thjeshtësinë për t'ju shërbyer çdo ditë. Në këtë faqe do të gjeni artikuj në gjuhën shqipe rreth emocioneve, marrëdhënieve njerëzore dhe zhvillimit personal, të trajtuara me vërtetësi dhe qartësi për çdo lexues. Qëllimi im është që t'ju ofroj burime të dobishme dhe udhëzime profesionale që mbështesin mirëqenien tuaj mendore dhe rritjen e vetëdijes. Ju ftoj të eksploroni këto shkrime që synojnë të ndriçojnë rrugëtimin tuaj të brendshëm, duke i bërë konceptet e psikologjisë të prekshme dhe lehtësisht të kuptueshme.

Psikologji për ata që jetojnë mes gjuhëve, vendeve dhe identiteteve

Mbështetja psikologjike nuk do të thotë të kesh të gjitha përgjigjet. Do të thotë të kesh një hapësirë ku mund të ndalesh, të reflektosh dhe ta kuptosh veten më thellë.

​

Jam psikologe me formim në Psikologji Klinike dhe të Shëndetit. Ofroj një hapësirë konfidenciale dhe pa gjykime, ku mund të eksplorosh mendimet, emocionet dhe marrëdhëniet e tua, me ritmin tënd.

​

Temat e blogut :

  • Vështirësi emocionale: ankth, stres, vetëvlerësim i ulët, vështirësi në marrëdhënie

  • Ndryshime në jetë: shpërngulja jashtë vendit, fillimi nga e para, jeta mes kulturave

  • Shëndeti dhe sëmundja: anët psikologjike të përvojave mjekësore dhe të ndryshimeve në stilin e jetës

  • Njohja e vetes: të njohësh modelet e tua dhe të rritesh me ritmin tënd

​

Shkruj në shqip, italisht dhe anglisht.

​

Një artikull i ri çdo të mërkurë në orën 18:00 Psikologji e shpjeguar qartë dhe e bazuar në kërkime, direkt në emailin tënd. Falas, dhe mund të çregjistrohesh kur të duash.

Pikëpamje & Artikuj shqip

2
bottom of page